• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ZGJEDHJET 2019: BESIMI PUBLIK BIE, POR VOTAT PROPORCIONALE RRITEN

6 years ago

Më 30 qershor PS kishte javën e 6 vjetorit në pushtet me aleatë dhe të 2 vjetorit të fitores e vetme në zgjedhjet parlamentare. Në të gjitha tetorit politike e zgjedhore konsumimi i pushtetit sjell rënie votash sidomos në votën proporcionale. Votimet e 30 qershorit e provojnë këtë tezë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, por tejkalojnë çdo teori politike në raport me zgjedhjet lokale 2015. Të dhënat zyrtare të KQZ publikuar nga Instituti i Studimeve Politike tregojnë se vetëm në tre bashki Shijak (-6%), Himarë (-12%) dhe Kavajë (-13%) subjekti politik Partia Socialiste ka më pak vota sesa në zgjedhjet e vitit 2015. Në të gjitha bashkitë e tjera, PS 2019 ka dukshëm më shumë vota proporcionale sesa më 2015, kur në vitet 2014-2015 PS ishte në kulmin e mbështetjes publike dhe ndërkombëtare dhe në fazën më të rëndësishme të reformave të ndërmarra nga qeverisja e saj e parë. Aktualisht mbështetje publike e PS ka rënë në kuotat tradicionale të saj dhe se 2019 nuk është kohë reformash dhe as ndonjë bilanci pozitiv brenda vendit, në procesin integrues apo në standardet e demokracisë dhe të jetesës. Për këto arsye suksesi absolut i PS më 2019 më shumë i dedikohet procesit me një parti reale konkurruese në zgjedhje dhe administrimit prej saj të procesit të votimit sesa vullnetit real qytetar.

Tabela krahasuese e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) tregon se mbështetja proporcionale për PS më 2019 është deri në 400% më e lartë sesa më 2015 në zona si Gramshi, Puka, Peqini, Përmeti, etj, të cilat nuk janë bashki që bëjnë pjesë në modelet e suksesit të qeverisjes së PS. Pas tyre në kuota rreth 300% sukses më 2019 vijnë bashki të tjera të vogla si Fushë Arrëz, Konispoli, Përrenjasi, Pustec, etj. Ato janë bashki periferike me 1000 probleme të trashëguara dhe aktuale, me kapacitete të kufizuara financiare e zhvillimore, me nivel të lartë varfërie dhe në rastin e Gramshit edhe një prej zonave ku ka pasur protesta të komuniteteve qytetare kundër projekteve të mëdha energjetike të imponuara nga oligarkia politike e Tiranës.

Tabela ofron të dhëna të detajuara për secilën bashki, të dhëna që ngjasojnë me quasi-zgjedhjet e vitit 1991, 1996 dhe 1997, – dhe të paimagjinueshme në një sistem demokratik ku kurba e lartë e rritjes së pakënaqësisë ndaj politikës vjen në kontrast të thellë me kurbën e mbështetjes për vetën që ofrojnë partitë me komisionerët dhe grupet e numërimit të tyre në proceset zgjedhore. Teknikisht të dhënat janë legjitime, por politikisht janë tregues se procesi i votimit i datës 30 qershor nuk është as përfaqësues dhe as funksional. Dhe për ta ilustruar këtë le të shohim vetëm të dhënat në dy bashki: Delvinë e Konispol ku 100% e votave për këshillin bashkiak i janë dhënë PS dhe ku suksesi i PS në votë proporcionale është përkatësisht 311% dhe 239% më i lartë më 2019 sesa më 2015.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE