Emërtimi: Zgjedhjet 2015: Pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje
Dedikuar: Pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale 2015
Periudha e realizimit: Maj – Tetor 2015
Financuesi: UN Women Albania dhe Ambasada suedeze
Vendi: Tiranë, Vorë
Përshkrimi: Projekti “Monitorimi i grave në zgjedhjet lokale 2015”, synoi monitorimin e grave kandidate në bashkitë e reja, procesin e votimit, kuotat gjinore dhe të gjitha shkeljet ligjore me pasoja mbi gratë nga ana e partive politike. Monitorimi i ISP përfshiu Bashkinë e Tiranës, zonën e Paskuqanit dhe Vorën.
Impakti: Në kuadër të monitorimit ISP prezantoi studimin me gjetjet e projektit dhe rekomandimet përkatëse drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe partive politike në Shqipëri me qëllim përmirësimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe përfaqësim.