Në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik. Kodi përcakton sigurinë e votës dhe të standardeve zgjedhore.
Problemi? Të dhënat nga monitorimet tregojnë se votuesit nuk janë të mirë-informuar për mënyrën teknike të votimit dhe se ekziston risku i një përqindje të lartë të votave të pavlefshme apo ndikimit informal në votim.
Rekomandimi? KQZ duhet të jetë shumë më aktive në informimin e qytetarëve në këto bashki, partitë dhe kandidatët duhet të promovojnë gjithashtu informacione tek votuesit për mënyrën e votimit.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.