Standardi i transparencës? Kuvendi dhe institucionet vendimmarrëse kanë detyrimin ligjor të aplikojnë konsultime publike për të gjitha aktet në shqyrtim dhe me interes publik. Raportet vjetore të institucioneve janë të tilla.
Problematika e konstatuar? Gjatë përvojave të deritanishme asnjëherë Kuvendi nuk ka zhvilluar konsultim publik për raportet vjetore të institucioneve të pavarura. Këtë vit Kuvendi korrektoi sjelljen, shoqëria civile u ftua të japë opinione, ndonëse në kohë të kufizuar.
Zgjedhje dhe rekomandime? Konsultimi publik duhet të jetë standard i përhershëm i Kuvendit, duke krijuar sistem online efektiv që mundëson komente dhe lë kohën e nevojshme për tërheqjen e opinioneve.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.