Baza ligjore në fuqi? Kodi Zgjedhor përcakton se fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Gjatë fushatës ekzistojnë kufizime dhe mekanizma monitorimi nga KQZ dhe organet ligjzbatuese.
Problematika e konstatuar? De facto fushata ka nisur muaj më parë, periudha e kufizimeve në burime nisi më 11 janar, dhe deri ende tani mungojnë raportimet cilësore mbi financimin, keqpërdorimin e burimeve dhe ndikimet informale në fushatë.
Rekomandime për ndërhyrje? Struktura aktuale e KQZ për monitorimin është formale ne raportim. Raportet mbi aktivitetin elektoral duhet të jenë të plota, shumëplanëshe dhe konkrete. Rastet abuzive duhen adresuar. Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushte për integritetin.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.