Standardi ligjor? Kodi i Sjelljes dhe Rregullorja e Kuvendit ngarkojnë Sekretariatin për Etikën, si dhe Byronë e Kuvendit si organe që vlerësojnë masat disiplinore ndaj deputetëve. Procesi kërkon standarde të qarta, transparencë, paanshmëri dhe llogaridhënie.
Problematika? Gjatë legjislaturës aktuale anëtarë të Sekretariatit kanë qenë subjekte të disiplinës dhe në tërësi vendimet reflektojnë raportet politike. Një nismë e njëanshme për ndryshim në Rregullore sjell shqetësim mbi standardet, transparencën dhe llogaridhënien.
Rekomandime? Rregullorja dhe Kodi i Sjelljes duhet të jenë akte konsensuale dhe të gjithëpranuara, që të sigurojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri. Kuvendi duhet të nxisë dialogun institucional dhe të forcojë standardet e transparencës dhe llogaridhënies.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.