Nuk ka dilemë se reforma në drejtësi përbën reformën më të rëndësishme të dekadës së fundit dhe një prej reformave më të rëndësishme të tranzicionit në Shqipëri. Objekt i saj nuk janë vetëm organet e drejtësisë dhe sistemi i shtetit të së drejtës, por edhe indirekt, niveli i mirëqeverisjes dhe i standardeve të demokracisë funksionale në Shqipëri. Mangesitë, kritikat, diferenca midis pritshmerive dhe rezultateve mund të kenë vlerën e tyre por thelbi, reforma dhe jetësimi i saj, janë e mbeten zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e sotme dhe për Shqipërinë e nesërme.
ISP po monitoron reformën, në fazat e saj aktuale dhe sidomos, po ndihmon në njohjen e saj më të madhe publike, në stafet universitare dhe studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe të komunikimit. Qëllimi, – ata të jenë të mirëinformuar, të interesuar dhe indirekt edhe kontriubues në ecjen e gjatë e komplekse drejt një sistemi të ri të drejtësisë, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri
Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” Mbështetur nga programi i ligjit, OSFA
https://www.facebook.com/njihreformennedrejtesi/videos/2262434297118865/