Me afrimin e zgjedhjeve presioni ndërkombëtar është shtuar ndaj subjekteve politike për të mbajtur larg listave te kandidateve kriminelet.Tri partitë e mëdha PS-PD dhe LSI kanë zgjedhur mënyrën e vetëdeklarimit si fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, por filtrat partiak janë të pamjaftueshëm për ta.
“Qeveria shqiptare dhe Parlamenti do duhet të bëjnë një punë më të mirë për të lidhur marrëveshje me ato vende që Shqipëria nuk ka, dhe nga të cilat nuk mund të marrë një informacion për sa I përket kujtdo që ne mund ti kërkojmë për të kaluarën e tij”, tha Klajda Gjosha nga LSI.
“Të bënim të mundur qoftë ndërmjet edhe disa ndryshimeve ligjore që paraqitja e listës së kandidatëve për deputë të mund të dërgohesh në organet kompetente që është Prokuroria e Përgjithshme në një kohë, më të hershme”, tha Arben Pellumbi nga PS.
“Kjo do i mundësonte agjencive ligjzbatuese që të verifikonin kandidatët e gjithë subjekteve politike përpara se të merrnin titullin zyrtar të kandidatit nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Ivi Kaso nga PD.
Për të shmangur vonesat nga ana e institucioneve analisti Afrim Krasniqi jep një zgjidhje alternative, e cila do përshpejtonte procesin verifikimit te kandidateve.
“Partitë vetë të bëjnë publikojë përpara zgjedhjeve listën e kandidatëve me cv e tyre, dhe publiku vetë të gjykojë individët, dhe kushdo që ka informacion për ditë mund ta denoncojë dhe mund ta parandalojë që ky individ të zgjidhet”, tha Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Dhjetorin e 5 viteve me parë, politika i hapi rrugë dekriminalizimit, ne rrjetën e së cilit ranë 7 deputet, ndërsa 3 kryebashkiak humbën mandatin. Por, e kujt është përgjegjësia për kandidimin e personave me rekorde kriminale.
“Përgjegjësia është personale penale, por moralisht e ka dhe forca politike, marrim këtu rastin e Shkodrës, në rast se ne do ta kishim ditur shumë energji nuk do ishin harxhuar dhe sot do kishim një situate krejt tjetër atje“, tha Arben Pëllumbi.
“Filtrat brenda subjektit politik janë të domosdoshëm , sigurisht përgjegjësi politike subjekti që I kandidon duhet te mbajë”, tha Ivi Kaso.
“Është një proces shumë i vështirë prandaj dhe ai shpesh here varet ne vetëdeklarimin e kandidatëve dhe përgjegjësia është e kandidatëve”, tha Klajda Gjosha.
“Nëse partitë nuk respektojnë kuotën gjinore partitë gjobiten dhe penalizohen deri ne mos regjistrim ne zgjedhje, nëse partitë fusin një kriminel në Parlament nuk ndëshkohen. Duhet te rrisim masën e ndëshkimit ndaj partive”, tha Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Politologu , Afrim Krasniqi paralajmëron se personat me rekorde kriminale do te tentojnë te përfshihen ne politike në mënyrë të tërthortë përmes mbështetjes se kandidatëve te caktuar në zonat e tyre elektorale fale uljes se pragut me1 % dhe votës preferenciale.Elda Menga
Top Channel