Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) është angazhuar në zhvillimin e disa tryezave konsultative me partitë politike, ekspertë dhe shoqërinë civile, me fokus identifikimin dhe adresimin e çështjeve më prioritare për ndërhyrje dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për hartimin e Ligjit për Partitë Politike/Kodit Zgjedhor. Nisma mbështetet financiarisht nga qeveria britanike përmes ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Tryeza e radhës u zhvillua në Shkodër me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve politikë, pedagogë/ekspertë juristë dhe ekspertë me përvojë angazhimi nga shoqëria civile.



