Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer, (KAS) ka kryer monitorimin institucional të ecurisë së reformës në drejtësi gjatë vitit 2017. Pjesë e monitorimit kanë qenë aktet e miratuara, roli i parlamentit dhe i institucioneve të drejtësisë, produktet vendimmarrëse dhe problematika të tjera specifike. Në këtë proces ISP ka qenë në komunikim institucional me Kuvendin, institucionet e reja dhe ato aktuale të sistemit të drejtësisë, me grupet e shoqërisë civile të përfshira, si dhe me ekspertë nga institucionet akademike.
ISP ka përgatitur një raport të zgjeruar, por në funksion të tryezës, prezanton vetëm disa nga elementët me rëndësi në këtë fazë të procesit të reformës dhe të pritshmërive afatshkurtra për të ardhmen. ISP falënderon Dr. Reiner Deville, ish shef i misionit Euralius në Shqipëri, i ardhur posaçërisht për këtë tryezë nga Gjermania, Prof. Artan Hoxha ekspert i lartë dhe dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës, Znj. Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të Apelimit, si dhe përfaqësuesit politikë, akademikë dhe të shoqërisë civile e medias që iu janë përgjigjur ftesës.
RAPORTI PARAPRAK (JO I PLOTË) MUND TË SHKARKOHET / LEXOHET MË POSHTË:
REFORMA NE DREJTESI – AKTUALITETI DHE PROBLEMATIKA
Kronika e tryezes mund te gjendet ne linkun bashkengjitur
http://www.kas.de/albanien/de/publications/50506/#