Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert (www.fes-tirana.org) vijon edhe gjatë vitit 2017 të monitorojë demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare. Gjatë vitit 2016 është publikuar një studim me gjetjet kryesore, gjetje të cilat u konfirmuan në tërësi edhe në raportin e parë mbi DBP gjatë vitit 2017. Pjesë e këtij procesi monitorimi dhe analize është edhe ekzistenca dhe funksionaliteti i strukturave vendimmarrëse të partive politike konkurruese në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.
Gjetjet e studimit tregojnë se partitë politike shqiptare vijojnë të funksionojnë me standarde të ndryshme nga normat statusore dhe parimet organizative të përcaktuara nga Ligji mbi Partitë Politike (2010, i ndryshuar), si dhe Kushtetuta e Shqipërisë (neni 9). Koncepti i strukturave brenda partive politike, sidomos legjitimiteti dhe vendimmarrjet e tyre, ende nuk respektohet dhe as trajtohet me standardet e partive moderne politike anëtare të PES apo EPP. Partitë kryesore politike shqiptare, përfshirë partitë e mëdha politike, vijojnë të kenë disbalancë midis pushtetit të madh të kryetarit të tyre dhe ndikimit minimal të anëtarësisë së partisë dhe strukturave të tjera statusore.
RAPORTI I PLOTË MUND TË SHKARKOHET / LEXOHET MË POSHTË: