• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

3 weeks ago

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është rikthyer në vëmendje dhe ka mbështetje të gjerë, kryesisht për shkak të zhvillimeve gjeopolitike. Shqipëria nuk ka parti eurospektike dhe as opozitare në raport me integrimin, duke e identifikuar atë si sfidë dhe interes kombëtar. Të gjitha partitë politike parlamentare kanë deklaruar vullnetin për reforma dhe mbështetjen për procesin e integrimit. Bazuar edhe në këtë cilësi të veçantë dalluese me disa vende të tjera në Ballkanin Perëndimor Shqipëria ka shansin historik të përfitojë nga momenti duke avancuar reformat dhe realizuar kriteret që mundësojnë afrimin e saj sa më të shpejt me BE.

Standardet e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës, janë parakusht për reforma të suksesshme dhe të qëndrueshme. BE ka theksuar disa herë se procesi i integrimit nuk është teknik, por proces i ndryshimit shoqëror, si i tillë, secili institucion, aktor/faktor ka zërin dhe rolin e vet. Shoqëria civile gjithashtu. Mbi bazën e angazhimeve dhe përvojave  stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) ka hartuar një Position Paper, një përmbledhje e saj paraqitet në këtë dokument. Përmbajtja dhe fokusi i saj nuk kushtëzohen me zgjedhjet e fundit parlamentare, por me një kuadër më të gjerë zhvillimesh dhe vlerësimesh prioritare që kanë të bëjnë me përgjegjësitë politike, shtetërore dhe institucionale në jetësimin cilësor të standardeve të Cluster One.

Për më tepër, Shqipëria zhvilloi me 11 maj 2025 zgjedhjet parlamentare të radhës. Procesi nuk është mbyllur zyrtarisht, por është e qartë se Partia Socialiste (PS) është fituese duke pasur si slogan kryesor elektoral anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 në Bashkimin Europian. Gjatë 10 muajve të fundit 2024-2025 janë hapur disa kapituj të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian, përfshirë kapitulli kryesor, – themeloret (Cluster One). Synimi politik i Shqipërisë është mbyllja e kapitujve në vitin 2027, pra një vit pas zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe brenda mandatit të legjislaturës së re parlamentare.

Parlamenti është institucioni kryesor vendimmarrës në sistemin politik. Me nisjen e legjislaturës së re parlamentare do të kemi rreth 10 parti parlamentare (direkt) dhe disa të tjera indirekte, duke përfaqësuar një spektër të gjerë politik dhe shoqëror, përfshirë edhe prurje të reja. Partitë parlamentare gëzojnë të drejta dhe kanë mekanizma ndikimi të shumëfishta, si në procesin e adresimit të reformave ashtu edhe në lidhjen më të fortë midis procesit ligjvënës, sovranitetit qytetar dhe vullnetit politik.

Kronologjikisht, në shtator 2025 mblidhet legjislature e re parlamentare, zgjidhet qeveria, si dhe gjatë vjeshtës priten të zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme lokale, aktualisht në 3 bashki. Në muajt e parë të vjeshtës BE publikon raportin vjetor mbi Shqipërinë, Departamenti i Shtetit publikon raportin mbi të drejtat e njeriut, raporte të rëndësishme të matjes së standardeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës publikohen rregullisht çdo vit, si FH (Freedom House), WJP Rule of Law Index, BTI Index, etj, ndërkohë që brenda muajve të ardhshëm pritet të publikohet edhe raporti final i ODIHR/OSBE. Një raport paraprak është tashmë publik.

Duke i konsideruar reformat dhe integrimin si interes vital për vendin, si dhe sfidën e adresimit të tyre si prioritet kombëtar, vlerësojmë se Shqipëria ka pritshmëri dhe nevojë jetike për një qasje më efektive në jetësimin e standardeve të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës. Institucioni i zgjedhjeve zë vend thelbësor. Në disa legjislatura të mëparshme parlamenti ka iniciuar reforma në Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin plotësues, legjislatura që po mbyllet bëri vetëm disa ndryshime emergjente në zbatim edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, V-28/2021 dhe V-38/2022.

Në traditën zgjedhore postkomuniste Shqipëria ka eksperimentuar me disa sisteme zgjedhore, duke përfshirë tri format klasike të kombinuara (mazhoritar, proporcional dhe sistem miks), si dhe me më shumë se 22 procese zgjedhore vendore e parlamentare duke krijuar një arkiv të pasur me eksperimente, arritje e mangësi, të mjaftueshme për të kuptuar sfidat afatgjata dhe drejtimet prioritare.

Cilësimi “reformë zgjedhore” është sa term i konsumuar, aq edhe mbart paqartësi në limitet e shtrirjes dhe tematikën përbërëse. megjithatë mbetet e qartë nevoja për adresimin ligjor të disa problematikave dhe rekomandimeve, si dhe gjetja e mekanizmave për përputhshmëri midis bazës ligjore dhe vullnetit politik në zbatimin e kuadrit ligjor mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Shqipëria do të ketë brenda 2025 zgjedhje të pjesshme vendore, si dhe në pranverën e vitit 2027 zgjedhje të rregullta vendore. Referuar praktikave të mira të Komisionit të Venecias kuadri ligjor duhet jetësuar një vit përpara zgjedhjeve, pra gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Tradita e konfliktualitetit permanent politik përbën një risk serioz, por nëse gjenden mekanizmat ndërlidhës dhe ndërmjetësues, mund të krijojë edhe një mundësi.

  • Çdo palë politike ka eksperienca shtetërore dhe politike, ka ekspertizë dhe akses, ka mundësi nismash dhe veto pozitive në vendimmarrje.
  • Secila ka të drejtë dhe detyrimin moral të listojë çështjet dhe të ofrojë qasje alternative konkrete për zgjidhjen e tyre. Kjo e fundit mund të krijojë ura komunikimi dhe mekanizma afatshkurtër dhe afatgjatë reagimi dhe vendimmarrjeje.

Në parlamentin e ri kemi një spektër më të gjerë përfaqësues, por edhe politikanë me përvojë që nga 1991, si dhe bashkëdrejtuesit e disa reformave zgjedhore ndër vite. Ekspertiza e tyre mund të kthehet në vlerë pozitive dhe shtysë për nxitjen e një procesi të ri dhe gjithëpërfshirës reformash dhe reformimi.

35 vite nga vendosja e sistemit pluralist Shqipëria duhet të ketë lidership, vizion dhe institucione më të forta, më efektive dhe më funksionale, të afta të trajtojnë çështje të tilla, të parandalojnë dhe të zgjidhin mosmarrëveshje dhe të sigurinë respektim të të drejtave kushtetuese, të drejtat e njeriut dhe një standard më të lartë të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale.

Një përmbledhje shqip dhe anglisht e Position Paper mund të gjendet këtu:

ISP – Position Paper Integrimi ne BE dhe standardet zgjedhore 23-06-2025 ALB

ISP – Position Paper EU integration and electoral standards 23-06-2025 (ENG)

 

ShareTweet

Të ngjashme

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
LAJME NGA ISP

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE