Kuvendi është në proces zgjedhjeje/emërimi të disa drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura me mandate të përfunduara prej kohësh. Paralelisht Kuvendi po krijon vonesa të reja, si p.sh., zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLP/KLGJ.
ISP ka konstatuar gjithashtu se disa institucione të pavarura që janë në proces raportimi në Kuvend kanë propozuar ndërhyrje kushtetuese ose ligjore për zgjatje mandati ose masa të tjera ligjore favorizuese për ta.
Kjo situatë krijon problematika të reja për Kuvendin:
- Kuvendi duhet të ushtrojë njëkohësisht funksionin kontrollues dhe atë zgjedhor për të njëjtat institucione, të cilat kërkojnë prej Kuvendit zgjatje mandati ose vijimin me mandate kohore tej përcaktimit kushtetues dhe ligjor;
- Institucionet me mandate të përfunduara kohore ose në kërkim të mandateve të reja shfaqen të brishta në raport me Kuvendin dhe pavarësinë e tyre.
Zgjidhja optimale do të ishte:
- Jetësimi i plotë dhe pa vonesë nga Kuvendi i përgjegjësive në ushtrimin e funksionit zgjedhor;
- Trajtimi i kërkesave të veçanta në procese të ndara kohore, përmes një procesi konsultues afatgjatë, transparent dhe gjithëpërfshirës;
- Marrja e masave për të shmangur çdo formë të konfliktit të interesit, lobimit dhe ndikimeve të tjera gjatë vendimmarrjes në Kuvend.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.