Baza ligjore në fuqi? Legjislacioni përcakton standardet e transparencës dhe llogaridhënies për të gjithë zyrtarët, përfshirë të zgjedhurit në nivel qendror dhe vendor. Standardet janë bërë për t’u respektuar.
Problematika e konstatuar? Nga monitorimi vetëm një numër shumë i vogël të zgjedhurish vendorë (këshilltarë) ofrojnë informacione publike mbi aktivitetin e tyre, votën, qëndrimet, përgjegjësitë dhe përfaqësimin në emër të atyre që i kanë votuar. E njëjta situatë për deputetët.
Rekomandime për ndërhyrje? Legjislacioni mbi pushtetin vendor, reforma zgjedhore dhe sidomos aktet e brendshme rregullatore të partive/grupeve parlamentare/grupeve të këshilltarëve duhet t’i përfshijnë standardet e transparencës dhe llogaridhënies si detyrim funksional i të zgjedhurit.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.