PËR ZGJEDHJE TË NDERSHME: TË NDALOJMË SHPËRDORIMIN E BURIMEVE SHTETËRORE
PERIUDHA: NENTOR 2018 – DHJETOR 2019
FINANCUES: USAID në Shqipëri (Programi ACDC)
Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile
Qëllimi është krijimi i një sistemi efektiv monitorimi të përdorimit të burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale (personeli, buxheti, investimet, prokurimet publike, administrata publike, shërbimi civil, sistemi i taksave, lobingu politik, etj) disa muaj përpara fushatës elektorale, gjatë fushatës dhe pas fushatës deri në daljen e raportit të ODIHR/OSBE mbi zgjedhjet.
Objektivi kryesor është monitorimi, ndjekja, denoncimi i rasteve në KQZ dhe institucionet ligjzbatuese.
Objektivi i dytë është ndikimi në vendimmarrjen përmirësuese të legjislacionit zgjedhor, ndikimi publik përmes ndërgjegjësimit, ndikimi tek partitë, kandidatët dhe fushata elektorale për zbatimin integral të ligjit dhe standardeve zgjedhore.
Objektivi i tretë është publikimi në faqen e ISP të të dhëna të detajuara mbi rastet, problematikat dhe natyrën e abuzimeve me burimet shtetërore si bazë referuese për reformën e ardhshme zgjedhore dhe legjislacionin që lidhet me zgjedhjet.
Nëse keni rast për të denoncuar, ju lutem plotësoni formën më poshtë
Error: Contact form not found.