Dekriminalizimi dhe integriteti në politikë? Partitë kryesore politike po mbajnë procese të brendshme zgjedhore, por asnjë parti nuk ka kërkuar verifikim paraprak të rekordeve për kandidatët e tyre për poste publike e politike, nuk kanë prezantuar CV të detajuar publike dhe kanë lejuar kandidimin e personave me rekorde kritike. Ligji 115/2016 dhe ligji 8580/2000 përcaktojnë standarde të dekriminalizimit dhe demokracisë së brendshme në partitë politike. Sfida për politikë të pastër dhe me integritet mbetet prioritet për Shqipërinë.
Zgjidhja? Partitë duhet të respektojnë kodet e tyre të etikës dhe premtimet lidhur me dekriminalizimin dhe integritetin në politikë. Ato duhet të ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për të gjithë të zgjedhurit & emëruarit në strukturat e tyre drejtuese.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).