• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ODIHR dhe zgjedhjet në Shqipëri 1991-2023, rreth 357 rekomandime, por vetëm 3 zgjedhje të pranuara

2 years ago

Shqipëria ka zhvilluar 20 procese zgjedhore prej vitit 1991. Gjysma e tyre janë procese zgjedhore parlamentare (1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021), pjesa tjetër zgjedhje vendore (1992, 1996, 2000, 2003, 2007, 2011, 2015, 2019), si dhe referendume (1994, 1998). Në shumicën e rasteve zgjedhjet nuk kanë qenë zgjidhje dhe se vetëm në disa raste (1992, 2005 dhe 2013) ka pasur rotacione politike dhe për pasojë, edhe pranim të rezultateve nga të gjitha palët politike.

Një prej tipareve kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri është standardi se vlerësimi i cilësisë së tyre kryhet nga Misioni i ODIHR/OSBE, dhe se verdikti i këtij misioni konsiderohet bazë referimi për deklarimet ndaj zgjedhjeve të BE-së dhe të SHBA ndaj Shqipërisë. Nga të dhënat e mbledhura nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) rezulton se disa procese zgjedhore nuk kanë pasur monitorim të ODIHR (zgjedhjet parlamentare 1991 dhe 1992 janë mbuluar kryesisht nga institutet republikane dhe demokratike amerikane, zgjedhjet vendore 1992 e 1996 apo referendumi i vitit 1994 gjithashtu ka pasur monitorim të ndryshëm, jo nga ODIHR/OSBE). Proceset e tjera zgjedhore janë monitoruar dhe vlerësuar nga këto misione.

Tabela e hartuar nga ekspertët e ISP-së paraqet drejtuesit e misioneve të ODIHR në zgjedhjet shqiptare prej vitit 1991 dhe deri më 2023. Të dhënat nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, për shkak se drejtimi i misionit vëzhgues nuk ndikon në cilësinë e zgjedhjeve, por vetëm në leximin e tyre. Drejtuesja aktuale Audrey Glover ka numrin më të madh të proceseve zgjedhore të monitoruara në krye të misionit të ODIHR, si dhe si drejtore e këtij institucioni, ka pasur rol aktiv në monitorim e vlerësim edhe në procese të tjera zgjedhore, përfshirë ato të viteve 1996 dhe 1997. Gjithsesi vlen të theksohet se zgjedhjet e vitit 1996 u kritikuan gjerësisht nga Misioni, zgjedhjet e vitit 1997 u konsideruan vetëm të pranueshme për momentin, zgjedhjet vijuese patën kritika thelbësore mbi to, dhe se proceset zgjedhore të vitit 2019 dhe ato 1996 u bojkotuan nga opozita, në rastin e parë 100% dhe në rastin e dytë vetëm në fazën e mbylljes së votimit dhe administrimit të votës.

Raportet e ODIHR/OSBE dominohen kryesisht nga përshkrime administrative dhe teknike, kanë gjuhë diplomatike dhe reflektojnë më shumë nevojën për stabilitet sesa për demokraci funksionale. Rrallë ka ndodhur që raportet të përputhen me imazhin publik mbi zgjedhjet dhe po ashtu, rrallë ka ndodhur që të gjitha palët politike të lexojnë me të njëjtën gjuhë raportin dhe rekomandimet e ODIHR/OSBE. Për studiuesit dhe ekspertët, raportet kanë qenë e mbeten dokument me rëndësi lidhur me evoluimin e standardeve ligjore e administrative të zgjedhjeve, për politikanët kanë qenë e mbeten dokument referues për qëllimet afatshkurtra respektive (legjitimimin e fitores apo alibinë e humbjes).

E rëndësishme: misionet ndërkombëtare kanë adresuar 357 rekomandime në raportet e tyre monitoruese, pjesa më e madhe e të cilëve (përfshirë shumica e rekomandimeve të viteve 2019 dhe 2021) nuk janë zbatuar, duke ndikuar në rritjen e mosbesimit në cilësinë dhe standardet e proceseve zgjedhore. Nga të dhënat e tabelës mbi vlerësimin e zgjedhjeve prej aktorëve politikë, rezulton se vetëm 3 procese zgjedhore kanë pasur njohje të plotë, procese të administruara nga Alia, Berisha dhe Nano, të cilët nga ana tjetër kanë shënuar gjithashtu rekorde negative me procese të mëparshme ose pasuese zgjedhore.

Zgjedhjet  e vitit 2023? Është ende herët për të pasur vlerësim të tyre, por e sigurt mbetet pritshmëria se Shqipëria ka humbur tashmë shansin të ketë një proces zgjedhor më të mira sesa zgjedhjet paraardhëse, pra edhe të shënojë progres thelbësor drejt standardeve demokratike zgjedhore. Kjo del së paku bazuar në tri aspekte: mungesës së reformës zgjedhore, krizës së opozitës në përfaqësim dhe përdorimit masiv të shtetit në procesin zgjedhor. Ironia domethënëse është se tre protagonistët kryesorë në këtë proces janë tre kryeministra (Rama, Berisha, Meta), të cilët do të duhej të kishin edhe sensin e reflektimit dhe përgjegjësisë publike përpara qytetarëve e mbështetësve të tyre. Gjithsesi, siç theksohet vazhdimisht në raportet monitoruese, faktor përcaktues për kritikat zgjedhore kanë qenë e mbeten vullneti i munguar politik, polarizimi i skajshëm, personalizimi i politikës dhe abuzimi me pushtetin, – cilësi negative që i gjejmë dukshëm edhe në këto zgjedhje. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar procesin, pjesë e të cilit është edhe “monitorimi i monitoruesve”, i zhvillimeve reale në vend, sjelljes së aktorëve politikë dhe institucioneve, si dhe standardet e zgjedhjeve.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE