• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

NDRYSHIMI I KËSHILLTARËVE BASHKIAKË, ISP JEP ALARMIN: FENOMEN NË RRITJE

6 years ago

Janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët me kontratë 4 vjeçare (2015-2019) por gjatë ushtrimit të mandatit ose kanë ndryshuar mendje (kanë marrë poste të tjera më të larta duke dhënë dorëheqjen), ose janë shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, ose kanë emigruar jashtë vendit, ose kanë vendosur të japin dorëheqje për arsye të ndryshme politike apo personale.

Në përfundim, në vitin e tretë të mandatit të qeverisjes lokale në pesë bashkitë e qarkut Tiranë, rezulton se një e katërta e këshilltarëve të zgjedhur më 2015 janë zëvendësuar me emra të rinj, proces që vijoi edhe në ditët e fundit. Rekordin e ndryshimeve e mban bashkia Kavajë me ndryshim drastik prej 55% në këshill, pra më shumë ka prurje të reja pas 2015 sesa numri i këshilltarëve që u zgjodh realisht më 2015, ndjekur nga bashkitë e tjera të qarkut.

Të dhënat janë nxjerrë nga monitorimi dhe analiza e kryer nga Instituti i Studimeve Politike, me mbështetjen e Lëviz Albania (LA), në kuadër të projektit “Bashkitë e qarkut Tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia” që ka në fokus edhe matjen e detajuar të efektivitetit të secilit nga këshilltarët në secilën bashki. Monitorimi i lëvizjeve në këshillat bashkiakë dhe mandatet funksionale të tyre janë vetëm një prej aspekteve, për të vijuar më pas me të gjitha aktivitetet e këshilltarëve, – nismat, debatet, përfaqësimi, roli, aktet publike, llogaridhënia, transparenca, konflikti i interesit, etj.

Raporti monitorues që gjendet i plotë në faqen zyrtare të ISP (www.isp.com.al) nxjerr në pah edhe fakte të tjerë shqetësuese mbi përfaqësimin lokal në pesë bashkitë e qarkut Tiranë, siç janë fakti se zyrtarisht figurojnë këshilltarë në funksion edhe këshilltarë që kanë emigruar jashtë vendit ose që kanë dhënë dorëheqje publike kohë më parë, apo që nuk kanë marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të këshillit bashkiak brenda një viti kalendarik, – “gjurma” e vetme institucionale e ushtrimit të funksionit të tyre. Të dhënat e detajuara do të jenë pjesë e një raporti tjetër monitorues që lidhet me përfaqësimin politik në nivel qarku dhe përputhshmërinë midis përfaqësimit dhe pritshmërive qytetare, në kontekstin e llogaridhënies dhe transparencës publike.

Lidhur me gjendjen aktuale të këshillave bashkiake, duhet theksuar paraprakisht se për shkak të legjislacionit zgjedhor dhe kushtetues, të cilat krijojnë papajtueshmëri midis funksioneve të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë ekzekutiv me detyrën e këshilltarët, në periudha të ndryshme, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare 2017, pati ndryshime të rëndësishme në përbërjen e grupeve të këshilltarëve në Bashkinë Tiranë. Ndryshime u shënuan edhe në bashkitë e tjera, sidomos në Kavajë, ku më 2017 pati zgjedhje të parakohshme për kryetarin e bashkisë, pas shkarkimit të ish kryetarit në vijim të procesit të de-kriminalizimit. Ikja e disa këshilltarëve me përvojë në funksione më të larta, përfshirë edhe hyrjen në parlament, solli zëvendësimin e tyre nga këshilltarë të listës vijuese partiake, shumica e të cilëve nuk përbëjnë zgjedhjen e parë të vetë partisë propozuese politike.

Tipar tjetër i aktivitetit të këshilltarëve në Tiranë dhe bashkitë e tjera të qarkut është lëvizja e këshilltarëve nga njëri grup në tjetrin, kryesisht në drejtim të mazhorancës. Vetëm në Tiranë ka ndodhur që një këshilltar në koalicionin drejtues të qytetit të largohet nga partia dhe rrjedhimisht edhe nga shumica në qeverisje, në drejtim të opozitës (këshilltarja Mirela Bogdani). Në këshillin bashkiak Tiranë u krijua një problematikë e gjatë juridike dhe gjyqësore me konfliktin mbi legjitimitetin e gjashtë këshilltarëve. Fillimisht në muajin shkurt 2018 Gjykata Administrative vendosi pavlefshmërinë për gjashtë mandatet e reja, duke krijuar debate legjitimiteti mbi vendimmarrjet e gjashtë këshilltarëve në këshillin bashkiak për një periudhë 7 mujore (korrik 2017 – shkurt 2018). Çështja vijoi të shkaktojë debat, por në korrik 2018 Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e nivelit të parë dhe njohu legjitimitetin e mandatit dhe aktivitetit të gjashtë këshilltarëve.

Në dhjetor 2017 katër këshilltarë të LSI bashkuan votat me grupin e këshilltarëve të PS, duke ndryshuar edhe përkatësi politike në këshill. Ata ishin Genta Mezini, Agim Kraja, Bora Panajoti dhe Naim Halili. Lëvizja e tyre nuk ishte as e para dhe as e fundit qoftë në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe as në nivelin e bashkive të qarkut Tiranë. Në përfundim, sipas të dhënave monitoruese të marra nga burimet zyrtar në KQZ rezulton se numri i ndryshimeve në këshillat bashkiak të pesë bashkive në tri vitet e fundit arrin në 24% e të gjithë trupës së këshilltarëve, rreth një e katërta e të gjithë këshilltarëve.

Sipas të dhënave të ISP në bashkitë respektive, pritet që muajt e ardhshëm të ketë raste të tjera të këshilltarëve që dorëhiqen ose janë larguar jashtë vendit, dhe që për pasojë, do të ndryshohen. Çdo ndryshim në këshillat bashkiakë, reflekton edhe cilësinë dhe dobësinë e tij në ushtrimin e funksionimit dhe të legjitimitetit në raport me zgjedhësit.

http://www.gsh.al/2018/10/07/raporti-levizjet-ne-keshillat-bashkiake-kryeson-kavaja/?fbclid=IwAR0JSno7jdeTNNNdLYbgoO8t02QpwjtTjxGlHWj2wW4IJn2W6W7l5sD3sGw

http://www.newsbomb.al/ndryshimi-i-keshilltareve-bashkiake-isp-jep-alarmin-fenomen-ne-rritje-136921?fbclid=IwAR3iIioxVLSgVOOxG9UyzPq_rJj6IH760omsmqVUR7IUljEETrret-CQof0

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE