Standardi i Rregullores dhe i Sjelljes? Rregullorja e Kuvendit përcakton se mbledhjet në seancë ose komisione mund të zhvillohen në distancë (online) vetëm në situatë lufte, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, duke pranuar edhe “respektimin për aq sa mundet” të rregullave proceduriale.
Problematika e konstatuar? Kuvendi kaloi në mbledhje online përmes një vendimmarrje jo transparente që nuk mbështetet në dispozitat dhe rrethanat e mësipërme, duke lejuar edhe kufizime në standardet e zbatimit të procedurave të parashikuara në Rregullore.
Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të rikthejë funksionimin normal dhe gjendjen ligjore sipas Rregullores, si dhe paralelisht të iniciojë shqyrtimin për përmirësime në aktet rregullatore për të evituar paqartësi dhe situata abuzive në të ardhmen.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.