Koncepti i ndalimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatat elektorale është detyrim ligjor (Kodi Zgjedhor), trajtohet me legjislacionin penal (Kodi Penal), si dhe është standard detyrues për shtetin e së drejtës dhe demokracinë përfaqësuese.
Monitorimi 2025? Zyrtarë të lartë ekzekutivë, përfshirë drejtues të enteve publike, të drejtorive rajonale, të policisë dhe universiteteve, të shërbimeve publike, të administratës qendrore apo drejtues të emëruar në bashki, – janë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Shumë më tepër janë gjithashtu pjesë e stafeve elektorale dhe të angazhuar në aktivitete publike elektorale.
Kandidatët duhet të japin dorëheqje jo vetëm nga postet në papajtueshmëri kushtetuese e ligjore, por edhe nga postet që në aspektin e etikës, integritetit, besimit publik dhe llogaridhënies përbëjnë konflikt interesi apo burim abuzimi me postin/burimet shtetërore. Për pjesën tjetër të zyrtarëve të angazhuar direkt në fushatë duket të ketë mekanizma parandalimi, verifikimi, monitorimi dhe ndarje të qartë të përgjegjësive ligjore dhe preferencave politike.
Raporti i hartuar nga ekspertët e Akademisë së Studimeve Politike (ASP) trajton problematikën në aspektin ligjor dhe ofron rekomandime prioritare për periudhën aktuale (mars 2025).
[1] Ky raport u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta përmes programit MATRA. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi vetëm e ekipit realizues të APS & IPS dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e ambasadës.
Raporti i plote i ASP mund te lexohet ketu:
Mbi kufizimet në kandidimin për deputet angazhimin elektoral – ASP 2025