Baza ligjore? Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Kukës duhet të reflektonin standarde më të larta zgjedhore, sesa zgjedhjet e majit 2014, si reflektim dhe detyrim ndaj parimeve të Kodit Zgjedhor.
Problemi? Qeveria qendrore dhe sidomos ajo lokale përdori burimet shtetërore në fushatë dhe bëri emërime në institucionet vendore në funksion të saj, duke cenuar parimet e standardeve të integriteti zgjedhor.
Rekomandimi? Organet ligjzbatuese të trajtojnë ligjërisht çdo rast të raportuar, si dhe Kuvendi të ketë në fokus zgjidhjen efektive të shqetësimit rreth përdorimit elektoral të burimeve shtetërore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.