Baza ligjore? Kodi Zgjedhor parashikon trajtimin në kohë të çdo ankese dhe denoncimi lidhur me shkelje të legjislacionit dhe standardeve zgjedhore. Premtimi se shkelësit e ligjit do përballen me pasojat mbetet në fuqi.
Problemi? Numri i lartë i denoncimeve nuk u shoqërua me një mekanizëm funksional për trajtimin në kohë dhe me të njëjtin standard të ankimimeve dhe denoncimeve. Një pjesë e tyre nga maji 2023 nuk janë trajtuar ende.
Rekomandimi? KQZ duhet të reformojë aktet nënligjore dhe strukturën përgjegjëse lidhur me praktika të tilla. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, sidomos lidhur me shkeljet dhe krimet zgjedhore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.