Baza ligjore: Standardet e raportimit të balancuar, të transparencës financiare dhe të integritetit të zgjedhjeve kërkojnë etikë dhe profesionalizëm në lajme, përfshirë në median online.
Problemi? Mungesa e bazës ligjore monitoruese për mediat online ka krijuar akses për subjekte, kandidatë, mbështetës të tyre abuzivë apo palë të treta për të prodhuar dhe shpërndarë lajme abuzive, akuza denigruese dhe mjedis dezinformues gjatë fushatës elektorale.
Rekomandimi: Organet ligjzbatuese dhe KQZ duhet të bashkërendojnë punën për të evidentuar çdo media online, pronësinë ligjore dhe editoriale, si dhe konform ligjit për të siguruar parandalimin e abuzimeve dhe ndërhyrjeve të palëve të treta në fushatën elektorale.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.