• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

“KOMISIONI KOORDINUES PËR DREJTËSINË” – PARLAMENTI NË SHKELJE TË LIGJIT PREJ 16 MUAJSH

8 years ago

A duhet të jetë parlamenti vendi model për zbatimin e ligjit? Po, sepse me Kushtetutë parlamenti miraton ligje, shqyrton ligje, kontrollon zbatimin e ligjeve. Po kur parlamenti vetë shkel ligjin? A mund të kemi qytetarë të fajshëm dhe parlament të pafajshëm kur dy palët shkelin ligjin? A mund të ketë dy standarde vlerësimi, një për qytetarin dhe institucionet e varësisë dhe një për institucion kryesor politik e kushtetues, parlamentin? Instituti i Studimeve Politike po monitoron reformën në drejtësi prej 2016 dhe po shpreh publikisht atë që e ka thënë zyrtarisht në disa komunikime me parlamentin: vetë Kuvendi është në “borxh” me ligjin.

Ja një rast konkret: ligji më i rëndësishëm në reformën në drejtësi, ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në nenin 288 ngarkon parlamentin të ngrejë “Komisionit të pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit”. Konkretisht, sipas kësaj dispozite, “jo më vonë se 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi krijon një komision të pavarur për monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes së emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë”.  Ligji është miratuar në datën 3.11.2016, dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 231, datë 1 dhjetor 2016. Komisioni do të duhej të ishte ngritur përpara fundit të dhjetorit të vitit 2016. Tani jemi 16 muaj më vonë dhe ende Kuvendi nuk e ka ngritur komisionin.

Alibia? Ligji është atakuar në Gjykatën Kushtetuese së paku dy herë. Gjykata ka bërë ndryshime të vogla në disa elementë, me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 41, datë 16.5.2017 (të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 121, 24 maj 2017) dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 78, datë 12.12.2017 (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 228, 26 dhjetor 2017). Pra ligji është botuar tre herë në Fletore Zyrtare dhe tre herë Kuvendi nuk e ka përmbushur detyrimin e vet ligjor që buron nga neni 288, i cili as nuk është atakuar në Gjykatë dhe as nuk është prekur.

Për publikun: cila është vlera e këtij Komisioni? Nëse në parlamentin e kaluar kishim një komision të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, në këtë legjislaturë do të duhet të kemi një komision special jo-parlamentar. Funksionet e tij? Sipas ligjit “Komisioni i pavarur miraton rregullat e veprimtarisë së tij. Komisioni ndihmohet në ushtrimin e funksioneve të tij nga administrata e Kuvendit. Komisioni i pavarur bën koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë parashikimet ligjore të këtij ligji, si dhe ndjek ecurinë e zbatimit të parashikimeve ligjore nga institucionet respektive, të parashikuara në ligj, brenda afateve ligjore të parashikuara. Komisioni raporton pranë komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend dhe para Kuvendit për ecurinë e zbatimit të ligjit sa herë është e nevojshme”. Pra funksioni i Komisionit nuk është formal, por thelbësor në monitorimin dhe koordinimin e institucioneve kryesore kushtetuese dhe ligjore të përfshira në reformën në drejtësi. Nëse ai komision do të kishte qenë funksional në kohë, disa prej elementëve që vonuan procesin e zgjedhjes së organeve të reja të reformës dhe funksionimit të tyre, tashmë do të ishin mënjanuar.

Instituti i Studimeve Politike i ka adresuar Kuvendit, Komisionit të Ligjeve dhe strukturave ndërkombëtare monitoruese të reformës, emergjencën e ndërhyrjes për zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e detyrimit të parlamentit ndaj reformës në drejtësi. Po ashtu janë disa elementë të tjerë të ligjit që lidhen me përgjegjësinë e qeverisë dhe afatet e përmbushjes së këtyre përgjegjësive, të cilat nuk janë respektuar as në kohë dhe as në cilësi, siç edhe ligji përcakton edhe elementë të tjerë administrativë që janë lënë tërësisht në harresë.

Pyetja thelbësore është: a nuk ishte reforma në drejtësi prioritet mbi prioritetet? A nuk do të ishte krye-tema dhe reforma më kryesore? Atëherë si shpjegohet se prioriteti kryesor anashkalohet dhe injorohet? Ka disa shpjegime, por ai më i besueshmi mbetet teza e përhershme: elitat tona politike nuk e kanë dashur, nuk e duan dhe nuk do ta duan reformën në drejtësi. Ata kanë dashur, duan dhe do të duan ta vonojnë, denigrojnë, deformojnë ose pamundësojnë atë. Sepse pas reformës në drejtësi detyrimisht vjen reforma në politikë, – një cikël i mbyllur abuziv që duhet të marrë fund.

Stafi i ISP për monitorimin e Parlamentit dhe të Reformës në Drejtësi

ShareTweet

Të ngjashme

Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025
ARKIVI MEDIATIK

Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025

Kuvendi i ri: Koha për dialog konstruktiv, rikthim në funksionin kushtetues dhe reforma cilësore
DEKLARATA

Kuvendi i ri: Koha për dialog konstruktiv, rikthim në funksionin kushtetues dhe reforma cilësore

Video sensibilizuese: Gjetje dhe rekomandime lidhur me trajtimin e vrasjeve në kufi 1988-1991
ARKIVI MEDIATIK

Video sensibilizuese: Gjetje dhe rekomandime lidhur me trajtimin e vrasjeve në kufi 1988-1991

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE