Detyrimi ligjor
Partitë janë organizime ligjore, të cituara në Kushtetutën e RSH. Brenda tyre, organizatat rinore dhe të grave kanë status të rëndësishëm përfaqësues dhe ndikues në vendimmarrjen politike dhe në procesin publik të politikbërjes. Aktiviteti i tyre bazohet në dokumente me vlerë referuse ligjore.
Problemi
Zgjedhjet në forumet rinore dhe në forumet e grave të partive politike vijojnë të konsiderohen çështje e brendshme e partive politike, pa të dhëna publike, pa CV mbi kandidatët dhe strukturat, si dhe pa rregulla etike më të larta sesa vetë partitë. Klimës politike në Shqipëri i duhen modelet pozitive referuese dhe këto organizata mund të jenë të tilla, meqenëse përfaqësojnë jo domosdoshmërisht vetëm anëtarët e partive.
Zgjidhja
Forumet rinore dhe të grave në partitë politike duhen nxitur për të rritur transparencën, konkurrencën cilësore, llogaridhënien dhe standardet etike e të integritetit, duke filluar nga hartimi i modeleve bashkëkohore statusore, ndërtimi i publik në faqe të dedikuar të programit të transparencës, si dhe në nxitjen e kulturës politike pozitive në partitë e tyre respektive.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).