KERKESE PER OFERTE
Në kuadër të projektit “Monitorimi i Kuvendit dhe veprimtarisë parlamentare 2021-2023”
ISP do të implementojë me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim me të cilën ISP ka nënshkruar një kontratë granti. Ky projekt synon, Monitorimin e Kuvendit për të mundësuar transparencë dhe llogaridhënie përmes vlerësimit të programit të transparencës në Kuvend dhe efikasitetit të veprimtarisë së deputetëve dhe grupeve parlamentare në lidhje me detyrimet kushtetuese, aktet rregullatore ligjore dhe të brendshme parlamentare.
Qëllimi kryesor është ndikimi pozitiv në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe aktivitetit përfaqësues të Kuvendit dhe deputetëve. Monitorimi aktiv i Kuvendit dhe aktiviteti i deputetëve është i favorshëm për krijimin e një sistemi të vlerësimit publik.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP shpall thirrjen publike për subjekte për prodhimin e 3 raporteve. Për këtë ISP kërkon bashkëpunim me një subjekt me veprimtari grafik – dizajn, konceptim, përgatitje dhe printim të materialeve shtypshkrime.
Projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Të dhënat e plota të thirrjes në PDF mund të lexohen ketu: