Shqipëria përballet prej vitesh me problematika shqetësuese mbi të drejtat dhe detyrimet për çështjet e pronës. Proceset që zgjaten pa fund, ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion, vështirësitë në trajtimin institucional apo praktikat eksperimentale, – janë disa prej shqetësimeve në vite. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe ka detyrimin të aplikojë standardet dhe vendimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në raport me të.
Për një sensibilizim më të madh, informim cilësor dhe përmirësim të praktikave në raport me të drejtat e njeriut, të drejtat e pronësisë dhe rihapjen e procedurave penale në trajtimin e tyre, Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës realizuan projektin mbi përfshirjen e aspekteve praktike të të drejtave të njeriut në programet mësimore të këtij fakulteti.
Profesorë të së drejtës, ekspertë të njohur, gjyqtarë dhe drejtues të institucioneve të së drejtës u angazhuan në 12 debate publike me studentët e drejtësisë. Ata referuan mbi tema konkrete, praktikat ndërkombëtare, rolin e institucioneve shqiptare, reformën në drejtësi dhe ndikimin në çështjet e pronësisë, sfidat dhe rrugëzgjidhjet për të ardhmen.
Reforma në drejtësi dhe ndikimi në garantimin e së drejtës së pronës
Reforma në Procesin Penal dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore penale. Praktika e GJEDNJ-së
Procesi i rregullt ligjor
Legjislacioni i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Sekuestrimi dhe konfiskimi i pronës në procesin penal
Roli i gjykatës në kompensimin e pronave, pas përfundimit të kompetencave të ATP-së
Avokatura e Shtetit dhe roli i saj në mbrojtjen e interesave pasurore publike
Zhvillimi i legjislacionit ne fushën e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale
GjEDNj dhe procesi i rregullt ligjor në Shqipëri në mbrojtje të pronës dhe kthimin e saj në procesin penal
Kthimi dhe Kompensimi i pronave në realitetin aktual ligjor
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut lidhur me pronën
Debati tregoi interesin e studentëve që çështjet e pronësisë të trajtohen me prioritet dhe në mënyrë më të plotë e profesionale në auditorët e fakulteteve të drejtësisë.
” Ky spot është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë për të pasqyruar opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës”