Parlamenti është institucioni kryesor në sistemin tonë politik. Përmes tij qytetarët ushtrojnë sovranitetin. Një parlament i pastër kërkon standarde të larta etike, integritet dhe përgjegjshmëri në të gjithë aktivitetin dhe vendimmarrjen e tij. Kodi i Sjelljes përbën udhëzuesin e duhur drejt transparencës, besimit reciprok, komunikimit etik dhe shmangin e gjendjes së konfliktit të interesit.
Brenda një viti nga nisja e projektit monitorues të ISP për herë të parë:
• Pesë deputetë bënë deklarim në Regjistrin mbi Konfliktin e Interesit.
• Katër deputetë u deklaruan për pjesëmarrjet në aktivitete të të tretëve dhe të dhënat përfituese financiare për deputetët vijojnë të jenë publike.
• Një deputet është gjetur nga ILDKPKI në konflikt interesi dhe është ndëshkuar me gjobë financiare, ndërkohë që raste tjera të njëjta vijojnë të jenë në shqyrtim.
Kuvendi, partitë dhe grupet parlamentare mund e duhet të bëjnë akoma më shumë për trajnimin e deputetëve, për distancim nga çdo rast apo formë e shkeljes së Kodit të Sjelljes, për rritjen e cilësisë në përfaqësim si dhe për promovimin e standardeve më të larta etike.
Ky spot informues dhe sensibilzues është pjesë e aktiviteteve të Institutit të Studimeve Politike në kuadër të projektit “Parlamenti i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”. Projekti realizohet me mbështetjen e Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).