• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – Raport monitorimi (I) – Mbi vendimmarrjet e KQZ janar-shkurt 2023

2 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është  angazhuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, i cili është duke u zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Qeveria Britanike. Pjesë e rëndësishme e angazhimit është monitorimi i të gjithë kuadrit ligjor të zgjedhjeve, por edhe evidentimi periodik i zhvillimeve dhe problematikave që lidhen me to. ISP parashikon publikimin e disa raporteve periodike monitoruese për KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor,  partitë politike, median, ndikimet e burimeve informale dhe aktorëve të jashtëm, si dhe standardet e jetësimit të dekriminalizimit. Ky është një prej raporteve periodike të fazës aktuale realizuar nga stafi i ISP, mbi vendimarrjet e KQZ ne periudhen janar-shkurt 2023.

Gjetjet kryesore:

• Deri në 28.02.2023 janë realizuar 30% e vendimeve të planifikuara nga Komisioneri dhe Komisioni Rregullator, sipas Programit Analitik. Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar përtej afateve të përcaktuara për këtë qëllim.

• Nga mbledhjet për miratimin e këtyre akteve konstatohet mungesa e debateve apo diskutimeve nga të pranishmit lidhur me vendimmarrjet. Sa i përket organizatave të shoqërisë civile, konstatohet një prani e vogël e tyre gjatë vendimmarrjeve, sikurse edhe roli aktiv i atyre që marrin pjesë në proces, duke kontribuar në shtesa aktesh apo kërkesa për ndryshime.

• Temë e cila ka marrë vëmendjen e anëtarëve të organeve vendimmarrëse, ka qenë diskutimi lidhur me portalin “Aktivisti”, portal ky i denoncuar edhe në media nga opozita, me pretendimin se cenon të drejtën e privatësisë dhe lirinë e votës. Për këtë portal kanë nisur tashmë edhe kërkesat për informacion në institucionet ligjzbatuese.

• Problematike vijon ende të mbetet situata lidhur me zbatimin e detyrimeve të organeve publike për të raportuar në KQZ mbi veprimtaritë e tyre publike për periudhën 4 (katër) muaj përpara datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve. Pavarësisht tërheqjes së vëmendjes nga ana e Komisionerit për raportime, një pjesë e këtyre institucioneve vijojnë ende të mos raportojnë në kohë.

• Ndërkaq, sikurse e përmendëm edhe më sipër, rezulton se vetëm për Partinë Demokratike nuk janë miratuar ende anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, kur KQZ ka vendosur tashmë ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe ka njoftuar se mbledhjet e para të KZAZ-ve do të fillonin nga data 13.02.2023. KZAZ përbëhen nga 7 anëtarë (2 PS+1 PSD, 2 PD+1 PL, s dhe një anëtar i ndarë në 50% nga secila palë, PS ose PD). Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së, sipas formulës proporcionale, njëri nga PS dhe tjetri nga PD. Por, në kushtet aktuale, kur për Partinë Demokratike nuk janë miratuar ende anëtarët e KZAZ-ve, rezulton se këto të fundit nuk janë të plota.

Raporti i plote mund te lexohet ketu:

ISP – Raport Monitorimi mbi vendimmarrjet e KQZ janar-shkurt 2023 (UK)

ShareTweet

Të ngjashme

Factsheet: Partitë politike dhe rezultatet zgjedhore 2025
Building election integrity and political party resilience

Factsheet: Partitë politike dhe rezultatet zgjedhore 2025

Factsheet: Partitë politike dhe rezultatet zgjedhore 2025
Building election integrity and political party resilience

Factsheet: Zgjedhjet 2025, vlerësime paraprake lidhur me integritetin

Infografik: Mbi transparencën dhe financimin elektoral
ARKIVI MEDIATIK

Infografik: Mbi transparencën dhe financimin elektoral

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE