• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – RAPORT MBI KONFLIKTIN E INTERESIT DHE RESPEKTIMIN E KODIT TË SJELLJES NË AKTIVITETIN PARLAMENTAR (shtator-dhjetor 2019)

5 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) është duke realizuar projektin “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”. Periudha e zhvillimit të projektit është janar 2019 – prill 2020. Ky është raporti i tretë i projektit dhe përmbledh periudhën shtator – dhjetor 2019.

 

GJETJET KRYESORE E REKOMANDIME TË RAPORTIT (III)

1). Gjatë sesionit të vjeshtës (shtator-dhjetor 2019) ka pasur zgjerim të kategorive dhe të aspekteve të aplikimit të standardeve të përcaktuara nga Kodi i Sjelljes dhe aktet në zbatim të tij, duke nxjerr në pah rëndësinë në rritje të nevojës për aplikimin e standardeve më të larta etike dhe të llogaridhënies në parlament dhe në aktivitetin parlamentar.

2). Në dhjetor 2019 për herë të parë ka një zyrtar të lartë të parlamentit në proces gjykimi në Gjykatën Administrative, pas vendimit të ILDKPKI për gjendje në konflikt interesi. Rasti i evidentuar dhe i depozituar në ILDKPKI nga stafi i ISP përbën një shembull tipik të suksesit në procesin e monitorimit.

3). Aplikimi nga Kuvendi për herë të parë i deklarimeve të deputetëve për rastet e pjesëmarrjes në aktivitete të së tretëve, si dhe i të dhënave financiare të përfitimeve nga deputetët në aktivitetin parlamentar, përbëjnë një zhvillim të ri në rritjen e standardeve të transparencës.

4). Bashkëpunimi pozitiv i ISP me ILDKPKI për ndjekjen ligjore të rasteve të dyshuara për gjendje në Konflikt Interesi, është gjithashtu zhvillim pozitiv dhe një bazë e mirë e ndryshimeve pozitive në sjelljen institucionale, standard që duhet të ndiqet edhe nga entet e tjera shtetërore e publike që përfshihen në problematikat komplekse të KI.

5). Mungesa e deklarimeve të reja në Regjistrin e gjendjes së mundshme në Konflikt Interesi gjatë periudhës katër mujore mund të mos përputhet me bilancin faktit të gjendjes në KI, por është edhe tregues se Kuvendi ende nuk ka një instrument funksional të verifikimeve të çdo rasti të dyshuar ose të raportuar në Konflikt Interesi.

6). Zhvillimi i të parës protestë të një grupi nga shoqëria civile kundër gjuhës diskriminuese të një deputeti, si dhe deklarimet për këtë rast të institucioneve si Avokati i Popullit apo Komisioneri Anti – Diskriminim janë gjithashtu zhvillime pozitive në zgjerimin e aktorëve institucionalë e publikë që kanë vëmendje e prioritet çështjet e sjelljes etike dhe të standardeve të Kodit të Sjelljes në aktivitetin parlamentar.

7). As ndryshimet në Rregulloren e re të Kuvendit dhe as masat sensibilizuese publike në drejtim të rritjes së standardeve në aplikimin integral të rregullave etike, nuk shmangën dot ligjërimin fyes publik nga deputetë të veçantë, rastet e akuzave për sjellje të dhunshme e incidente, apo të replikave denigruese ndaj njeri tjetrit.

8). Është e nevojshme që Kuvendi të ketë një mekanizëm më reflektues ndaj denoncimeve që vijnë nga ILDKPKI, shoqëria civile apo media, lidhur me shkeljet e Kodit të Etikës, si dhe të aplikojë procese më transparente në procesin e propozimeve dhe miratimit të akteve ligjore, të vendimeve dhe të proceseve zgjedhore me bazë Kuvendin.

9). Kuvendi duhet të publikojë në kohë procesverbalet e mbledhjeve, procedurat dhe vendimet që lidhen me zbatimin e Rregullores dhe të Kodit të Sjelljes, si dhe të ofrojë informacione cilësore dhe të vazhdueshme për kandidatët që zgjidhen ose shkarkohen nga Kuvendi, në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në rritjen e transparencës dhe të hapësirës për verifikimin e respektimit të standardeve ligjore e kushtetuese.

10). Deputetët, sidomos ata të zgjedhur më 2019, kanë ende nevojë për trajnim të vazhdueshëm për Rregulloren dhe Kodin e Sjelljes, sugjerim të cilin ISP e ka adresuar dhe është i gatshëm t’i ofrojë Kuvendit ekspertizën e nevojshme. Trajnimi i parë është planifikuar në muajin mars 2020.

11). Grupet parlamentare duhet të publikojnë Rregulloren e funksionimit, sipas detyrimit të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, si dhe të krijojnë mekanizma të brendshëm vlerësimi e parandalimi të shkeljes së etikës dhe të detyrimeve të tjera që burojnë nga Kodi i Sjelljes dhe legjislacioni për konfliktin e interesit.

12). Media mund dhe duhet të investohet më shumë në hetimin e rasteve të supozuara për konflikt interesi dhe për qëndrim kritik ndaj të gjitha rasteve të shkeljes së etikës, Kodit të Sjelljes dhe ligjit nga deputetët, nga zyrtarët në Kuvend, nga vetë media si dhe nga institucionet e individ ët që ftohen në seanca dëgjimore në Kuvend.

Raporti i plotë mund të lexohet ose shkarkohet këtu:

ISP – RAPORTI III MBI KONFLIKTIN E INTERESIT (SHTATOR-DHJETOR 2019) – FINAL 2020

 

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE