ISP vijon aktivitetet në kuadër të projektit “Për zgjedhje të ndershme: Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore”, i cili realizohet nga ISP me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile).
Sot ISP ishte në Durrës, në mjediset e organizatës partnere CSDC, në fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit të përfshira në problematikat zgjedhore lokale në këtë bashki. Eksperti i ISP, Prof. Ervin Karamuço informoi mbi gjetjet e deritanishme, problematikat dhe sugjerimet e ISP adresuar institucioneve përgjegjëse, përfshirë KQZ, mbi përmirësimin e bazës ligjore dhe marrjen e masave për parandalimin e çdo forme të abuzimit me burimet shtetërore në fushatat elektorale.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe shkëmbyen informacione mbi elementë të veçantë që lidhen me punën dhe sjelljen e institucioneve publike në fushatë elektorale, me praktikat e mira dhe ato negative dhe mbi sfidat për të ardhmen.