Kujtesë përmes dialogut dhe memories, – është nisma e fundit e Institutit të Studimeve Politike (ISP) me të rinjtë gjimnazistë në disa qytete të vendit. Pas Kavajës, Tiranës, Kamzës, Kukësit dhe Vlorës radha ishte e nxënësve të gjimnazit “Gjergj Pekmezi” në Pogradec. Përmes fotoekspozitës me pyetje e përgjigje sipas kërkesave të të rinjve, mbi shtetin dhe shoqërinë shqiptare gjatë periudhës 1945-1990, nxënësit përfshihen në debat me të ftuar të veçantë mbi elementë të ndryshëm të memories dhe rëndësinë që shoqëria e sotme të dialogojë mbi të kaluarën, mbi vlerat e memories dhe të drejtave të njeriut, mbi vlerat e demokracisë dhe të shoqërisë së hapur. Nisma është mbështetur nga programi Transition Embassy of Czech Republic in Tirana.
Flm drejtuesve te shkolles @Gjimnazi “Gjergj Pekmezi” per mundesine dhe ekspertit tonë të programit të memories Migen Qiraxhi për punën dhe bashkëbisedimin.