Legjislacioni i ri i regjistrimit të pasurisë së paluajtshme është një prej temave të cilat Fakulteti i Drejtësisë (UT) dhe Instituti i Studimeve Politike po trajtojnë në kuadër të programit të Këshillit të Europës për thellimin e njohurive të studentëve të Fakultetit të drejtësisë me vendimet dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Lektore e radhës ishte drejtuesve e gjykatës Durrës, Joana Qeleshi, eksperte me përvojë në trajtimin e kësaj problematike. Pjesëmarrës ishin studentë të fakultetit të drejtësisë. Projekti synon jo vetëm prezantimin e problematikave dhe zhvillimeve më të fundit në legjislacion, në kuadër edhe të të drejtave të njeriut dhe praktikave të GJEDNJ, por edhe përfshirja e studentëve në trajtimin e këtyre çështjeve dhe rritjen e interesit të vetë fakulteteve për të pasuruar programet e tyre mësimore.