Detyrimi ligjor: KQZ ka dërguar disa kandidatë për deputetë për verifikim në Prokurori lidhur me përputhshmërinë me ligjin 138/2015 (dekriminalizimin). Një pjesë e kandidatëve ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare shteruese lidhur me rekordet e tyre penale në të kaluarën.
Problemi? Prokuroria ka përgjegjësinë e hetimeve serioze dhe profesionale, si dhe KQZ përgjegjësinë për zbatimin integral të legjislacionit të dekriminalizimit. Zgjedhjet përfunduan dhe procesi i verifikimeve nuk ka mbaruar ende për pjesën më të madhe të kandidatëve që kanë qenë headline në media me akuza si subjekte të dekriminalizimit.
Zgjidhja? Prokuroria dhe KQZ duhet të bashkëpunojnë intensivisht për verifikimin e çdo pretendimi dhe informacioni, si dhe për jetësimin cilësor dhe integral të dekriminalizimit përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).