Shqipëria kërkon të bëhet vend anëtar në BE. Europa nuk na pranon për sytë e bukur dhe as për show që bëjnë liderit tanë. Ajo kërkon standarde. Ajo kërkon demokraci funksionale. Ajo kërkon shtet të së drejtës dhe udhëheqësit tanë kanë përgjegjësinë ti realizojnë ato. Pikënisja janë zgjedhjet dhe legjitimiteti i institucioneve të dala prej tyre. Mendojini këto përpara se të shkoni për të votuar me 14 maj.
Unë jam Jorlanda dhe ky është mesazhi im për zgjedhjet vendore 2023.
Ky video-mesazh bëhet në kuadër të projektit “Zgjedhjet vendore 2023: monitorimi i rolit të qeverisë dhe burimeve shtetërore, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri.