Paratë dhe pasuritë publike janë para dhe pasuri të qytetarëve dhe interesave të vendit. Ato nuk lidhen me qeveritë, partitë dhe kandidatët. Çdo përdorim i tyre në favor të partive dhe kandidatëve përbën deformim të integritetit të zgjedhjeve, shkelje të ligjit dhe abuzim me detyrën.
Ky video-mesazh bëhet në kuadër të projektit “Zgjedhjet vendore 2023: monitorimi i rolit të qeverisë dhe burimeve shtetërore, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri.