Të gjithë e duam ndryshimin, por shpesh e kemi të vështirë ta kufizojmë atë. Ndryshim në mjedis dhe fasada? Ndryshim në politikë dhe në jetën publike? Ndryshim në mënyrën e jetesës? Të gjitha janë proces, por një prej tyre është konkret: vota mund të sjellë ndryshimin nëse ajo shpreh bindje, shpresë dhe zgjedh alternativën më të mirë.
Ky video-mesazh bëhet në kuadër të projektit “Zgjedhjet vendore 2023: monitorimi i rolit të qeverisë dhe burimeve shtetërore, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri.