Të rinjtë janë skeptikë ndaj politikës. Të gjithë na duken njëlloj dhe të gjithë të korruptuar. Por sa më shumë rrimë jashtë proceseve zgjedhore dhe politike aq më shumë i krijojmë hapësirë politikës korruptive të abuzojë me ne. Ndaj duhet të jemi votues aktiv, ta përdorim votën për të ndryshuar gjendjen dhe cilësinë e qeverisjes.
Ky video-mesazh bëhet në kuadër të projektit “Zgjedhjet vendore 2023: monitorimi i rolit të qeverisë dhe burimeve shtetërore, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri.