Ju ka ndodhur të trokisni në zyra shtetërore që nuk hapen? Që të paguani për shërbime që duhet të jenë falas? Që të refuzoheni për shkak se rivalët tuaj kanë mbështetje politike? Që të ndjeheni keq me hapësirat e ngushta dhe ndërtimet pa kriter në lagjen tuaj? Që të mos gjeni hapësirë publike për lojë, shëtitje dhe argëtim? Mendojini këto përpara se të shkoni për të votuar me 14 maj dhe përgjigjuni me votë.
Ky video-mesazh bëhet në kuadër të projektit “Zgjedhjet vendore 2023: monitorimi i rolit të qeverisë dhe burimeve shtetërore, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri.