• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP apel Kuvendit të rikthehet në dialog dhe normalitet institucional. Situatë e papranueshme – 34 shkelje të Rregullores dhe Kodit të Sjelljes  

2 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvend, të shoqëruara me incidente të rënda, bllokim të punimeve, mbledhje të parregullta, vendimmarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe së fundi, seancë plenare me datë 2.11.2023 në kundërshtim me parimet e integritetit, Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit. Stafi i ISP, i cili po monitoron respektimin e parimeve të transparencës dhe të integritetit në parlament ka listuar 34 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit.

Rregullorja e Kuvendit, neni 61 përcakton se  “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, dispozitë që mund të krijojë bazë referimi për ankimim kushtetues ose argument për kontestime për interesa politike në të ardhmen.

  • Seanca plenare e datës 2 nëntor u parapri nga incidentet e shumta në seancën e fundit dhe në mbledhjet e Komisioneve parlamentare dhe të konferencës së kryetarëve (1/11).
  • Kuvendi dhe palët e përfshira, kishin kohë në dispozicion për të dëshmuar vullnet dhe lidership në evitimin e mosmarrëveshjeve dhe rikthimin e normalitetit parlamentar.
  • Përdorimi i Kuvendit për agjenda jo parlamentare dhe për imponim me forcë të vendimmarrjeve, injorimi pjesërisht ose tërësisht i standardeve etike të aktivitetit parlamentar, normave të Kodit të Sjelljes dhe detyrimeve e praktikave administrative të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, përbën një hap pas në standardet e jetës parlamentare në Shqipëri, një zhvillim kritik për nivelin e përfaqësimit dhe vendimmarrjes, si dhe një sinjal negativ për qytetarët, shtetin dhe shoqërinë.
  • Keqardhja më e madhe është se asnjë drejtues i Kuvendit, i grupeve parlamentare, i komisioneve dhe sekretariateve që trajtojnë etikën dhe integritetin parlamentar dhe as anëtarë të kabinetit qeveritar të pranishëm, nuk u investuan në shmangien e incidenteve dhe rikthimin e normalitetit parlamentar, por u njësuan me sjelljet politike që cenojnë parlamentin dhe funksionalitetin e tij në sistemin qeverisës.

Kuvendi është institucioni kryesor vendimmarrës, cenimi i funksioneve të tij passjell pasoja të rënda për nivelin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, ashtu edhe për sfidat prioritare me të cilat përballet vendi. Për këtë arsye, ISP apelon Kuvendin dhe partitë parlamentare, të rikthehen në dialog në institucionet përgjegjëse të drejtimit të Kuvendit, për të gjetur zgjidhje sa më optimale për mosmarrëveshjet e tyre dhe për tu investuar publikisht dhe seriozisht në rikthimin e normalitetit parlamentar. Deputetët dhe Kuvendi kanë përgjegjësinë ligjore, politike dhe publike të ofrojnë standarde më të larta etike, integriteti, transparence dhe llogaridhënie. Qytetarët dhe vendi meritojnë më shumë respekt.

 

SHKELJE TË RREGULLORES SË KUVENDIT (2.11.2023)

  1. Neni 44, pika 2, Fillimi i seancës plenare
  2. Neni 44, pika 3, Njoftime në seancën plenare
  3. Neni 46, pika 1, Lista e diskutimeve
  4. Neni 46, pika 2, Hapja e diskutimeve
  5. Neni 46, pika 3, Marrja e fjalës në seancë
  6. Neni 46, pika 6, Diskutimet sipas grupeve
  7. Neni 48, pika 1, Koha e diskutimeve
  8. Neni 49, pika 1, Çështje të procedurës
  9. Neni 52, pika 1, Ndërprerja e seancës plenare
  10. Neni 55, pika 1, Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare
  11. Neni 55, pika 5, Shumica që kërkon votimi
  12. Neni 56, pika 1, Verifikimi i kuorumit
  13. Neni 57, pika 1-4, Votimi
  14. Neni 60, pika 1, Votimi i fshehtë
  15. Neni 62, pika 1, Rregulli dhe sjellja
  16. Neni 62, pika 2, Kodi i Sjelljes
  17. Neni 67, pika 1 Paraqitja në seancë plenare
  18. Neni 73, pika 1, Diskutimet në parim të ligjeve
  19. Neni 73, pika 2, Sqarime nga ministri përgjegjës
  20. Neni 74, pika 1, Prezantim e diskutimi në parim
  21. Neni 74, pika 2, Diskutime për ligjin / aktet
  22. Neni 74, pika 4, Deklarimi i kohës së votimit
  23. Neni 75, pika 2, Diskutimi nen për nen
  24. Neni 77, pika 1, Votimi në tërësi

SHKELJE TË VENDIMIT 61/2018 KODI I SJELLJES (2.11 2023)

  1. Neni 3, pika ç) Zbatimi i Rregullores dhe Kodit
  2. Neni 3, dh) Transparenca dhe përgjegjshmëria
  3. Neni 5, pika 1, Deputeti dhe standardet e sjelljes
  4. Neni 6, pika 1, Gjuha jo parlamentare
  5. Neni 6, pika 2, Ndalimet e denigrimit / ligjërimit
  6. Neni 7, pika 3, Votimi për të tretët
  7. Neni 8, pika a, Solemniteti dhe imazhi i Kuvendit
  8. Neni 8, pika c, Komunikimi me fjalë kortezie
  9. Neni 8, pika ç, Veshje zyrtare në Kuvend
  10. Neni 8, pika 2/b, Veprime ose gjestikulacione të pahijshme
ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE