Ne hyrje te qyteteve kryesore gjenden fasada pallatesh me fotografi dhe simbole te partive te caktuara politike. Zyrat elektorale jane shoqeruar me reklama te medha dhe postera publike qe lidhen me fushaten dhe simbolet partiake. Praktikat e mira ligjore kerkonin nje ndryshim cilesor nga problematikat e kaluara.
Detyrimi ligjor
Kodi Zgjedhor, neni 79 përcakton se jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i bashkisë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike.
Problemi
Afati 35 ditor ka përfunduar kohë më parë dhe ende shumica e bashkive nuk kanë bërë publike vendet për materialet propagandistike, sipas ligjit. Parti të caktuara, me mbështetja nga pushteti vendor, kanë vendosur ndërkohë postera dhe elementë të tjera, pa respektuar kriteret ligjore, duke krijuar pabarazi për subjektet dhe situatë konfliktuale me ligjin.
Zgjidhja
KQZ tu kërkojë bashkive kopje të vendimit sipas nenit 79, dhe publikimin e vendeve përkatëse për postera dhe materiale zgjedhore. KQZ të përdor kompetencat e tij për të imponuar respektimin integral të Kodit Zgjedhor dhe barazi për cdo subjekt dhe në të gjithë fushatën elektorale.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë.