Baza ligjore: Të drejtat qytetare dhe si pjesë thelbësore e tyre, të dhënat personale, janë të rëndësishme, kanë mbrojtje kushtetuese dhe përbëjnë standard për një proces zgjedhor me integritet.
Problemi? Gjatë procesit të tanishëm zgjedhor është përsëritur fenomeni i keqpërdorimit të të dhënave personale nga partitë politike dhe sidomos nga institucionet që ofrojnë shërbime sociale.
Rekomandimi: Partitë politike, kandidatët, institucionet dhe zyrtarët përgjegjës duhet të respektojnë udhëzimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë gjithë procesit zgjedhor dhe KQZ e Komisioneri të denoncojnë dhe adresojnë hetime për çdo rast abuzimi.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.