Baza ligjore në fuqi? Ligji 45/2015 i ndryshuar (2022), ngarkon Këshillin e Ministrave të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyra e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara.
Problematika e konstatuar? Legjislacioni në fuqi krahas institucioneve përgjegjëse duhej të përcaktojë me akte nënligjore teknikat se si duhet të zhvillohet i gjithë procesi, detyrat konkrete të secilit institucion, buxhetin financiar dhe përgjegjësitë administrative. VKM përkatëse ende mungon.
Rekomandime për ndërhyrje? Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM sipas ligjit, për të mundësuar fillimin e zbatimit real dhe integral të ligjit mbi personat e zhdukur/vrarë, të bëjë ndarjen e qartë të kompetencave për institucionet e përfshira dhe të koordinojë aktivitetin e tyre.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons, ICMP përmes grantit të financiar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ISP-së.