Baza ligjore në fuqi
Kodi Zgjedhor e afroi afatin ligjor për regjistrimin e subjekteve elektorale. Partitë politike kanë të drejtë të regjistrohen si koalicione zgjedhore deri me 3 mars 2025, duke i dhënë më shumë kohë KQZ e zgjedhësve për njohjen e tyre.
Problematika e konstatuar
Koalicionet trajtohen si pakte personale apo pragmatiste elektorale të pambështetura në programe elektorale, kontratë të shkruar dhe angazhime që ruajnë identitetin e partive përbërëse të koalicionit. Shuarja e tyre pas zgjedhjeve pamundëson një kontratë sociale me votuesin.
Rekomandime për zgjidhje
KQZ mund të kërkojë nga koalicionet depozitimin e programit elektoral të tyre, dhe publikimin e dokumentit bashkë me marrëveshjen dhe detyrimet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Zgjedhjet me integritet bazohen në transparencë dhe llogaridhënie, KQZ dhe partitë në koalicione duhet të respektojnë këtë parim.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe I qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti I Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.