Baza ligjore në fuqi? Kodi Zgjedhor përcakton detyrimin për respektimin e kuotës gjinore 50% në nivelet e këshillave bashkiakë. Balancimi në përfaqësim është standard, tregues kulture dhe shans për demokraci më përfaqësuese dhe më pjesëmarrëse.
Problematika e konstatuar? Nga monitorimi i ISP rezulton se ka ende bashki, në të cilat gratë e vajzat kandidate detyrohen të dorëhiqen nga e gjithë lista e këshilltarëve për të shteruar listën gjinore dhe për t’ia kaluar mandatin një emri të gjinisë tjetër.
Rekomandime për ndërhyrje? KQZ duhet të krijojë mekanizma monitorimi të rasteve të tilla, si dhe përmes reformës zgjedhore ose akteve nënligjore të parandalojë fenomenin, duke siguruar respektimin jo vetëm formal të kuotës gjinore në përfaqësim në këshillat bashkiakë.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.