Standardi? Partitë politike dhe institucionet kanë miratuar akte nënligjore dhe rregullatore për sjellje etike, standarde integriteti dhe praktika meritokracie emërimi/zgjedhje të zyrtarëve politikë. Ligji i dekriminalizimit është pjesë e paketës.
Problematika? Gjatë monitorimit 2024-2025 rezulton se partitë nuk kanë kryer verifikime paraprake të kandidatëve dhe strukturave të tyre drejtuese, si dhe institucionet vijojnë të jenë nën ndikimin e preferencave politike në emërim/promovim të zyrtarëve.
Zgjidhja? Ligji i dekriminalizimit, kodet e etikës dhe legjislacioni i bazuar te merita, transparenca dhe konkurrenca cilësore duhet të jetësohen me të njëjtin standard në strukturën shtetërore, në institucionet ekzekutive / të pavarura dhe në partitë politike.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).