Baza ligjore në fuqi? Kodi Zgjedhor dhe aktet rregullatore ngarkojnë me disa përgjegjësi qeverisjen vendore, përfshirë caktimin prej tyre të qendrave të votimit, lajmërimin e zgjedhësve dhe masa të tjera administrative.
Problematika e konstatuar? Gjatë zgjedhjeve të kaluara shumica e bashkive, përfshirë Tirana, nuk siguruan kushte votimi për PAK dhe nuk përmbushën detyrimin për lajmërimin e zgjedhësve lidhur me qendrat e votimit.
Rekomandime për zgjidhje? Koha në dispozicion është e mjaftueshme që bashkitë të reagojnë, duke marrë masat e duhura që mundësojnë aksesin e barabartë e të plotë për votim, si dhe informim të rregullt të qytetarëve me të drejtë vote.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti I Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.