Standardi? Universitetet janë institucione elitare të dijes dhe botës intelektuale. Parimet e tyre të integritetit dhe të llogaridhënies mund të bëhen modele frymëzuese për brezin e ri, shtetin dhe shoqërinë.
Problematika? Zgjedhjet e fundit për organet drejtuese në universitetet publike u dominuan nga procese formale konkurrimi, si dhe akuza për klientelizëm, plagjiaturë, konflikt interesi, mungesë transparence dhe ndikime politike në vendimmarrje.
Zgjidhja? Senatet e universiteteve dhe strukturat e etikës, Kuvendi dhe Ministria përgjegjëse, përmes akteve konkrete duhet të reflektojnë që të sigurojnë liri akademike, konkurrencë vlerash dhe jetësim të transparencës dhe llogaridhënies.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).