• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Impakti i mungesës / vonesës së akteve nënligjore: raste ilustrimi në legjislacionin aktual

6 years ago

Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet me legjislacion të ri dhe modern, por nga ana tjetër, paradoksalisht ky cilësim është i lidhur njëkohësisht edhe me problematika që shoqërojnë vendet me legjislacione në zhvillim, veçanërisht sa i përket zbatimit në praktikë të këtij të fundit.

Në këtë këndvështrim, edhe legjislacionit shqiptar, si një legjislacion në proces formësimi dhe përshtatjeje të vazhdueshme, i mungon jo rrallëherë kuadri i duhur rregullativ nënligjor, mungesa e të cilit është një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë për mos-zbatimin në praktikë të akteve të ndryshme ligjore, situatë kjo e cila shkakton një kaos në drejtim të parimit të sigurisë juridike.

Nëpërmjet këtij studimi kemi kryer një analizë të përgjithshme të legjislacionit aktual shqiptar, nga e cila mund të evidentohet, se ka shumë fusha të ndryshme të së drejtës që preken nga mangësitë e akteve nënligjore, apo nga vonesat në nxjerrjen e këtyre të fundit.

Mungesa ose vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore shkaktojnë mungesën e zbatimit të ligjit në praktikë, jo vetëm që dëmtojnë parimin e sigurisë juridike, por nga ana tjetër ulin edhe besimin e qytetarëve tek të votuarit e tyre, si në drejtim të legjislativit, ekzekutivit, por po ashtu edhe në drejtim të organeve të qeverisjes vendore. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të evituar maksimalisht lënien e hapësirave ligjore, megjithëse, nga ana tjetër, duhet pranuar fakti se në fushën e ligjit dhe të së drejtës, vështirë se mund të arrihet plotësisht diçka e tillë.

Një zgjidhje lidhur me situatat e mësipërme, mund të ishte edhe aplikimi i një sistemi bikameral të Parlamentit. Teorikisht, ky dualizëm në sistemin parlamentar shihet si një zbatim më rigoroz i parimit check and balance. Nga ekspertët madje është argumentuar, që një sistem bikameral është i nevojshëm kryesisht për të shmangur legjislacionin e nxituar dhe për të rritur nivelin e diskutimeve gjatë procesit të shqyrtimit të ligjeve. Të tilla tipare janë tejet të nevojshme në një ambient legjislativ si ai i Shqipërisë.

Ndërkaq, po aq e rëndësishme në vazhdën e garantimit të parimit të sigurisë juridike, është edhe mundësimi i plotë i mjeteve informuese ndaj qytetarëve për tu njohur me ligjin. Në këtë pikë, theksojmë se roli i Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe Fletores Zyrtare është i pazëvendësueshëm. Do të duhej, që së paku ndërfaqja online e QBZ-së të ishte më e aksesueshme dhe më e lehtë në përdorim për qytetarët, pasi në gjendjen aktuale paraqet shumë problematika. Si model referues, mund të merrej Republika e Kosovës, e cila e ka lehtësuar shumë lundrimin në aktet e ndryshme ligjore, përmes ndërfaqjes tejet të lehtë të Fletores Zyrtare online, për të gjithë të interesuarit.

Në këtë pikë vlen të theksohet se janë bërë përpjekje nga ana e autoriteteve shqiptare për të përafruar sadopak modelin e ndërveprimit në faqen online të QBZ-së me atë të shteteve të tjera në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që të jetë sa më e aksesueshme dhe në këtë drejtim janë bërë përparime serioze. Megjithatë, në  kushtet kur ende merren si referencë faqe të ndryshme private jo zyrtare për gjetjet e akteve ligjore, natyrshëm që ka një konsensus të gjerë, se ka ende shumë punë për të bërë në këtë aspekt, në mënyrë që të ofrohet një qasje sa më e lehtë për qytetarët dhe profesionistët e ligjit, të paktën në drejtim të aksesit, njohjes dhe informimit mbi aktet ligjore.

Garantimi i një njohje dhe aksesi sa më të lehtë në librarinë e akteve ligjore të vendit, si dhe në procesin ligjvënës, do të kontribuonte natyrshëm në mbruajtjen e kulturës juridike në masë të gjerë. Rrjedhimisht, presioni ndaj organeve ligjzbatuese dhe atyre ligjvënëse do të shtohej duke ndikuar kështu në minimizimin e boshllëqeve ligjore, të cilat fakteqësisht vihet re se janë jo të pakta në numër.

Raporti teknik mund të lexohet / shkarkohet këtu:

http://isp.com.al/wp-content/uploads/2020/09/ISP-Impakti-i-mungeses-se-akteve-nenligjore-raport-teknik-shtator-2020-1.pdf

ShareTweet

Të ngjashme

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur / zyrtarët e zgjedhur & emëruar
ANALIZA

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur / zyrtarët e zgjedhur & emëruar

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike
ANALIZA

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike

Raport monitorimi: diskursi publik 2026 (II) mbi dekriminalizimin dhe integritetin
ARKIVI MEDIATIK

Raport monitorimi: diskursi publik 2026 (II) mbi dekriminalizimin dhe integritetin

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE