• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

IMPAKTI I MUNGESËS SË AKTEVE NËNLIGJORE – PËRVOJA DHE PERSPEKTIVA NË SHQIPËRI

5 years ago

Qëllimi i nismës së marrë nga Instituti i Studimeve Politike mbi monitorimin e impaktit të mungesës së akteve nënligjore në Shqipëri, mbështetur nga Programi për Demokracinë, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, është nisma e parë e këtij lloji dhe një sfidë me interes të gjerë publik e institucional. Ky material paraqet problematikat kryesore të raporteve midis akteve nënligjore dhe kuadrit ligjor dhe institucional në vend, si dhe gjetjet kryesore në ecurinë e deritanishme të monitorimit të standardeve të jetësimit të tyre.

Përmbushja e standardeve të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë është e lidhur me standardet e zbatimit të ligjeve dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe anëtar në NATO. Në raportet periodike të monitorimit dhe të progresit një prej çështjeve kritike është niveli i zbatueshmërisë së ligjeve, ku nxjerrja e akteve nënligjore dhe implementimi i tyre zë vend kryesor.

Sipas Kushtetutës ligjet në Shqipëri miratohen nga Kuvendi, ndërsa Këshilli i Ministrave ka të drejtën e miratimit të një shumice të konsiderueshme të vendimeve dhe të akteve normative në zbatim të ligjeve. Një prej funksioneve thelbësore të parlamentit është edhe kontrolli kushtetues i zbatimit të ligjeve dhe i qeverisjes ekzekutive. Përmbushja e kësaj përgjegjësie lidhet jo vetëm me bazën ligjore, por edhe me rrethanat në të cilat e zhvillon aktivitetin parlamenti, niveli i legjitimitetit dhe funksionalitetit të tij, si dhe raportet e kompozimet e mazhorancave qeverisëse në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.

Kuvendi zhvillon çdo vit procese monitorimi të institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë mbi aktivitetin dhe problematikat. Gjetjet e tyre, sipas fushave, kanë rëndësi të madhe sepse e plotësojnë mozaikun e zbatimit të ligjeve dhe ndikojmë në krijimin e një pamje më të qartë të standardeve të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. Institucione të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Komisioneri kundër Diskriminimit, drejtuesit e institucioneve financiare me varësi nga Kuvendi, etj, si dhe organet e reja të drejtësisë, të cilat gjithashtu raportojnë në Kuvend, janë disa prej burimeve kryesore institucionale të monitorimit dhe matjes së zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në funksion të tyre.

Në praktikat tona parlamentare dhe ekzekutive ka pasur raste, raportime dhe sensibilitet nga grupe interesi, shoqëria civile, institucionet ose media, për problematika të ndryshme që lidhen me mungesën e akteve nënligjore, për vonesa në nxjerrjen e tyre, për elementë të akteve nënligjore që krijojnë kundërshti apo shqetësime në zbatimin integral të ligjit, për rishpërndaje përgjegjësie në jetësimin e tyre dhe për kostot financiare, sociale dhe institucionale në zbatimin e tyre praktik. Ndryshimet vitet e fundit me reformën në drejtësi, reformën administrative, reformën sociale dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm në ofrimin e garancive dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, kërkojnë vazhdimisht përputhshmëri midis akteve nënligjore, përgjegjësive dhe kompetencave të reja që delegojnë reformat. Kjo problematikë është e theksuar sidomos në raportet e vazhdueshme në ndryshim midis kompetencave të qeverisjes qendrore dhe vendore, në sektorët kryesorë të përgjegjësive, siç janë siguria publike, lufta ndaj kriminalitetit, shërbimet sociale, arsimi, shëndetësia, politikat publike, etj.

Analiza e plotë shoqëruar me raste konkrete dhe rekomandime për përmirësim mund të lexohet / shkarkohet këtu:

ISP – IMPAKTI I MUNGESËS SË AKTEVE NËNLIGJORE – PËRVOJA DHE PRESPEKTIVA NË SHQIPËRI

ShareTweet

Të ngjashme

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore:  Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
ANALIZA

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE